Lajme

Gjenevë: Dyqanet nuk do të hapen më 22 dhjetor

Dyqanet e Gjenevës nuk do të jenë të hapura të dielën, më 22 dhjetor.

Departamenti i Ekonomisë kantonale i kishte dhënë dritën jeshile hapjes, e cila beson se do t’i kishte ndihmuar bizneset në këto kohë të vështira.

Por sindikatat e çuan çështjen në gjykatë, duke argumentuar se kantoni nuk kishte autorizimin dhe ai shkeli ligjet e hapjes së dyqaneve dhe rregullat federale të punësimit.

Gjyqtarët ranë dakord – kështu që dyqanet do të qëndrojnë të mbyllura, transmeton albinfo.ch.

Departamenti i Ekonomisë thotë se hapja e së dielës do të kishte sjellë një frymë të freskët për bizneset e Gjenevës.

Vendimi ka zemëruar gjithashtu shoqatën e sipërmarrësve, NODE.  Sekretari Yves Menoud thotë se është turp. Gjenevasit do të mund të blejnë në Francën fqinje ose në kantonin Vaud. Ai gjithashtu thekson se askush nuk mund të detyrohet të punojë të dielave dhe ata që punojnë paguhen mirë për këtë.