Jeta në Zvicër
Gjenevë: 28.1 milionë euro shitet një varëse me diamante nga Marie Antoinette
«Sotheby’s» ka shitur në një ankand një sërë perlash natyrale që i përkisnin dikur të famshmes Marie Antoinette, që nuk janë parë në publik për dy shekuj
Një varëse me diamante dhe një perlë natyrore me një prerje të jashtëzakonshme në formë dardhe (26 mm x 18 mm), që ishte në pronësi të mbretëreshës franceze, Marie Antoinette (1755-1793), është blerë me një çmim rekord në një ankand në Gjenevë të Zvicrës. Xhevahiri ishte shitur për 28.1 milionë euro. Vlera fillestare ishte vlerësuar një deri në dy milionë dollarë, shkruan albinfo.ch.
Shtëpia e ankandit ‘Sotheby’ në Gjenevë tha se kurrë më parë nuk ka ndodhur që një margaritar të jetë shitur në ankand për një çmim kaq të lartë.
Varëse me perla të varura nga diamanti ishte nga shtëpia fisnike ‘Bourbon-Parma’.
Varësja e Marie Antoinette ka një sfond tragjik: Fundi fatal do të trokiste më 21 shtator 1792, kur Luigji XVI u rrëzua nga froni dhe familja mbretërore u burgos në burgun e Tempullit. Tetë muaj pas ekzekutimit të të shoqit, Marie Antoinette ishte vetëgjykuar, ishte dënuar nga Konventa për tradhti të parimeve të revolucionit dhe ekzekutohet në gijotinë më 16 tetor 1793.
Edhe pas vdekjes së saj, Marie Antoinette është konsideruar pjesë e kulturës popullore dhe një figurë historike e Francës, duke rrëmbyer interesin e shkrimtarëve dhe krijuesve.
Mes objekteve të çmuara të koleksionit të mbretëreshës figurojnë gjithashtu një palë vathë me perla që vlerësohen mes 200 000 dhe 300 000 dollarë dhe një varëse me perla fine, çmimi i të cilës arrin deri në 70 000 dollarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim