Shkurt.ch

Gjenevë: 170 kandidatë për 11 vende për Këshillin nacional

Dhjetë javë para zgjedhjeve federale, kandidatët janë bërë të njohur në tri kantone. Qoftë në Argau, Bernë apo në Gjenevë, në përgjithësi, kandidatët  janë më të shumtë se sa në vitin 2007.

Në Gjenevë 170 kandidatë të shpërndarë në 22 lista do të garojnë për njëmbëdhjetë vendet e kantonit për Këshillin nacional. Në krahasim me 2007-ën, Gjeneva ka 9 lista dhe 73 kandidatë më shumë. Pjesa e femrave është 38% kundrejt 36% në vitin 2007, ka treguar për mediet zvicerane  Kancelaria, duke u bazuar në listat e përkohshme dhe ende të pavlerësuara formalisht.

Disa parti garojnë për herë të parë në zgjedhjet federale: Partia e gjelbër liberale, si dhe Partia pirate gjenevase që ekziston qe dy vjet.

Sa për partitë liberale dhe radikale, të cilat u bashkuan në maj, ato mblidhen nën flamurin e PLR-së (Partia liberale radikale).