Kosova

Gjenerali i Forcave Ushtarake të Zvicrës po qëndron në Kosovë

Gjenerali i Forcave Ushtarake të Zvicrës, Philippe Rebord viziton Kosovën

Kreu i Forcave Ushtarake të Zvicrës, Philippe Rebord dhe ministrin për Siguri të kantonit Wallis të Zvicrës, Frederic Favre, kanë ardhur në Kosovë ku u pritën nga ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, përcjellë albinfo.ch.

Delegacioni këtë takim e ka zhvilluar në kuadër të vizitës që i ka bërë Swisscoy-t, misionit ushtarak të Zvicrës në Kosovë me rastunb e 1 Gushtit, ditës së festës kombëtare të Zvicrës.

Rebord dhe Favre në kuadër të qëndrimit të tyre në Ballkan, kanë vizituar edhe forcat ushtarake të Zvicrës të stacionuara në Bosnjë e Hercegovinë.

Ata së bashku me ambasadorin e  Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet kanë vizituar Termocentralin “Kosova A” si termocentralin më të vjetër i ndërtuar në vitin 1962.

Ndër temat e bashkëbisedimit ishte sigurimi nacional i furnizimit me energji, duke përmend edhe nevojat e Kosovës për investime në këtë sektor të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë.

Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, ka qenë edhe një temë tjetër që është diskutuar ku Ministri Lluka iu ka bërë të ditur mysafirëve se kanë aplikuar në fonde të BE-së për ndërrimin e filtrave të Termocentralit “Kosova B”, transmeton albinfo.ch.

Në fund, gjenerali zvicran, Rebord e ka falenderuar Minstrin Lluka për prezantimin e  projekteve në fushën e energjisë.