Lajme

Gjenerali gjerman: “Putin, mos provo të shtyhesh me ne”

Gjenerali më pas paralajmëroi vendet e NATO-s që të përdorin armë bërthamore në rast emergjence

Të premten krerët ushtarakë janë takuar në Simpoziumin Ndërkombëtar të Fuqive Detare, të Kielit, Gjermani. Inspektori i Luftwaffe, (Forcat ajrore) gjenerali Ingo Gerhartz me këtë rast ka lëshuar ​​një paralajmërim të drejtpërdrejtë për shefin e Kremlinit, Vladimir Putin, transmeton albinfo.ch.

“Putin, mos provo të shtyhesh me ne!”, thuhet se ka thënë gjenerali. Perëndimi po përgatitet ushtarakisht ndjeshëm. Gerhartz e ka paralajmëruar Putinin kundër një sulmi ndaj NATO-s, shkruan “Bild”.

“Për një parandalim të besueshëm, ne kemi nevojë për mjetet dhe vullnetin politik për të zbatuar parandalimin bërthamor nëse është e nevojshme”.

Gerhartz flet për 585 avionë luftarakë modernë deri në vitin 2030, që NATO do t’i ketë në rajonin e Detit Baltik, transmeton albinfo.ch. Këtu përfshihen forcat e armatosura të Finlandës dhe Suedisë, megjithëse anëtarësimi i tyre është ende pezull për shkak të bllokadës turke.