Lajme

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse

Komandanti i Komandës Operative të sapokrijuar të ushtrisë gjermane, Alexander Sollfrank, ka paralajmëruar për shtimin e përpjekjeve ruse për të krijuar kaos në  jetën e përditshme të qytetarëve në Gjermani.

Ka pasur “përpjekje për ndërhyrje” në objektet e Bundeswehr-it, siç njihet ushtria gjermane, si dhe shikime të dronëve lart, tha Sollfrank për DPA.

“Ne nuk jemi më në paqe. Ne po vëzhgojmë aktivitete armiqësore kundër Bundesëehrit në Gjermani, kundër infrastrukturës, duke përfshirë spiunimin. Ne në mënyrë të përsëritur kemi parë dronë në zona ku ata nuk duhet të jenë në të vërtetë”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.

Tutje, ai i është referuar sabotimit të përsëritur të kabllove në Detin Baltik, pasi tha se “ne nuk e dimë ende saktësisht se si ndodhi dhe kush qëndron pas saj”.

“Por tashmë ka dyshime se si mund të ketë ndodhur e gjithë kjo, dhe se pas saj fshihet një qëllim i qartë dëmtues”, tha ai.