Kosova

Kaos në Brezovicë, rrugët të pakalueshme

Bora e dhjetorit “duket” se i ka zënë në gjumë përgjegjësit. Numër i madh vizitorësh po përballen me probleme të ndryshme në zonën turistike të Brezovicës.

Asnjë rrugë kryesore nuk është e liruar, ndërsa janë hapur vetëm disa korsi. Po ashtu, turistët po ankohen në parkingun, i cili vazhdon të jetë i papastruar, përcjell albinfo.ch.

Qytetarët ankohen edhe në policinë, e cila, sipas tyre, nuk po vë rregull në këtë situatë kaotike. Bora që po bie vazhdimisht ka ofruar kushte ideale për skijim.