Shkurt.ch

Gjendja në Afganistan e papërshtatshme për kthim

Gjendja e sigurisë në pjesët rurale është keqësuar. Është e keqe edhe situata humanitare dhe nuk ofrohet përkujdesje mjekësore

Dëbimi nga Zvicra i azilkërkuesve të Afganistanit të cilëve u është hedhur poshtë kërkesa për azil, është, së paku pjesërisht, i paarsyeshëm. Kështu është shprehur Gjykata Administrative Federale në një gjykim të saj lidhur me ankesën e një azilkërkuesi nga Afganistani jugperëndimor.

Gjykata me këtë rast i ka dekretuar atij statusin e pranimit të përkohshëm (Viza F), shkruan nachrichten.ch.

Gjendja e sigurisë, sidomos në pjesët rurale të Afganistanit, është keqësuar kohëve të fundit. Edhe situata humanitare, sipas gjyqtarëve, është e keqe dhe nuk ofrohet as përkujdesje mjekësore.

Por, kthimi në kryeqytetin e Afganistanit, në Kabul, mbetet i mundshëm, në rastet kur personi i kthyer ka atje rrjetin e tij të qëndrueshëm shoqëror dhe gëzon shëndet të mirë, thuhet veç tjerash në vendimin e gjykatës.