Bota
Gjendja e vajzës së ish-spiunit rus po përmirësohet
Policia britanike lëshoi një deklaratë në emër të vajzës së ish-spiunit rus, Sergei Skripal, për herë të parë prejse ata dy janë helmuar me agjent nervor në muajin mars, transmeton REL.
“Jam zgjuar rreth një javë më parë dhe jam e lumtur të them se fuqia ime po rritet dita-ditës”, tha përmes deklaratës Yulia Skripal.
Ajo dhe babai i saj, i cili mbetet në gjendje të rëndë, por stabile, janë në një spital në Sallsbëri të Anglisë që nga sulmi kundër tyre, më 4 mars, përcjell albinfo.ch.
Yulia po ashtu tha se është mirënjohëse për shumë mesazhe të vullnetit të mirë që ajo ka pranuar.
Britania thotë se Rusia, pothuajse me siguri, duhet fajësuar për sulmin kundër Skripalëve, por Moska e mohon përfshirjen.
Incidenti ka shkaktuar krizë diplomatike, shtetet perëndimore dhe Rusia i kanë dëbuar njëra-tjetrës dhjetëra diplomatë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?