Kosova

Gjendja e rëndë e memorialit në Prekaz, deputetët kërkojnë përgjegjësi

Ministri i Financave Bedri  Hamza ka siguruar se do të ketë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit për Kompleksin Memorial të familjes Jashari

Komisioni për Bujqësi ka dështuar të mbajë mbledhjen e radhës në mungesë të kuorumit. Anëtarët e këtij komisioni kërkuan përgjegjësi për gjendjen aktuale të kullave të Jasharajve. Kryesuesi i Komisionit, Liburn Aliu, tha se dikush duhet të japë përgjegjësi për gjendjen e rëndë të kompleksit memorial “Adem Jashari”.

Ai bëri të ditur se projektligj ka qenë edhe në legjislacionin e kaluar, porse për shkak të zgjedhjeve të parakohshme nuk është përfunduar. Teksa u shpreh i bindur se meqenëse drafti është gati, nuk do të ketë vonesa.

Edhe Besa Gaxherri, kërkoi që të bëhet auditimi i financave lidhur me Kompleksin “Adem Jashari”.

Ndërsa ministri i Financave Bedri  Hamza ka siguruar se do të ketë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit për Kompleksin Memorial të familjes Jashari.