Lajme
Gjendja e emigrantëve të ngrirë nga të ftohtit
Temperaturat e ngrirjes në Serbi apo Greqi e bën situatën edhe më të vështirë për refugjatët. MSF (Médecins Sans Frontières) denoncon për ndihmë të papërshtatshme, njofton albinfo.ch.

Mijëra emigrantë dhe refugjatë janë bllokuar në temperatura të ngrira në Greqi dhe në Ballkan. Kushtet e pritjes nuk janë përshtatur për kushtet e dimrit, denoncon “Médecins Sans Frontières”.
Shtetet evropiane kanë lënë pasdore emigrantët, të cilët tani vuajnë edhe nga temperaturat e ftohta, gjë që ka përkeqësuar situatën e tyre, e cila është e padurueshme për mijëra burra, gra dhe fëmijë, tha një OJQ në një deklaratë të së hënës.
“BE-ja ka vendosur t’i lërë shtetet e Ballkanit që të menaxhojnë vetë këtë situatë, me qellim për të frenuar rrjedhën e njerëzve që kërkojnë mbrojtje nga zonat aktive të luftës”, ka thënë Stefano Argenziano, koordinator i operacioneve MSF për migrim. “Sot këta njerëz nuk e kanë ndihmën e duhur, gjë që vë jetën e tyre në rrezik”.
Temperatura të acarta në Serbi
Në Beograd rreth 2.000 të rinj, kryesisht nga Afganistani, Pakistani, Iraku dhe Siria, janë duke fjetur në ndërtesa të braktisura në qendër të qytetit, ndërkohë që temperaturat bien në minus 20 gradë, raporton albinfo.ch.
“Prej disa muajsh strategjia kishte për qëllim për të bllokuar ndihmat humanitare për të nxitur këta njerëz në kampet zyrtare. Por, kampet janë tashmë plot, përtej kapacitetit të tyre”, thotë Stephane Moissaing, kreu i misionit MSF në Serbi.
“Shumë njerëz kanë vdekur nga hipotermia në kufirin midis Serbisë dhe Bullgarisë. Ne nuk mund të rrimë dhe të përditësojmë statistikat e të vdekurve”, thotë Moissaing.
Ishujt, si burgje në Greqi
Situata nuk është më e lakmueshme në ishujt grekë. Mijëra njerëz mbeten të bllokuar në kampet e tejmbushura, që jetojnë në tenda të papërshtatshme për temperatura të ulëta.
“Këto familje të braktisura në dëborë dhe shi të akullt po paguajnë çmimin e cinizmit të Evropës dhe marrëveshjes së tyre të nënshkruar në mars mes BE-së dhe Turqisë, vështron me keqardhje Clement Perrin, kreu i misionit të MSF-së në Greqi.
Mbipopullimi në kampet dhe mungesa ekstreme e përgatitjes për kushtet e dimrit shkakton rreziqe shëndetësore të mëdha dhe përkeqëson sigurinë e njerëzve që jetojnë në Greqi. “Asnjë person që kërkon mbrojtje, duke ikur nga lufta, tortura dhe dhuna ekstreme nuk duhet të lihet në të ftohtë”, përfundon Clément Perrin.
UNHCR, e shqetësuar
Të premten Komisioneri i OKB-së për Refugjatë (UNHCR) kishte kërkuar më shumë mbrojtje, duke përfshirë shpërndarjen e emigrantëve në shtetet anëtare të BE-së.
Vetëm pak më shumë se 10% e detyrimeve të lëshuara nga këto vende në vitin 2015 janë nderuar. UNHCR gjithashtu kërkon transferim më të shpejtë të këtyre njerëzve në kontinent. UNHCR ndihmoi në ndërtimin e sistemeve të ngrohjes në vende ku ka emigrantë dhe ka shpërndarë qindra paketa të ndihmave.
E-Diaspora
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha Në kuadër të aktiviteteve kulturore dhe përkujtimore, Shoqata Kulturore Shqiptare “Mëmëdheu” nga St. Gallen, në bashkëpunim...
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën
-
Mbrëmje përkujtimore dhe letrare, në shënim të Ditës së të Pagjeturve
Jeta në Zvicër
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër Me fillimin e fazës përfundimtare të përgatitjeve për Eurovision 2025, të cilat do të zhvillohen në...
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë
-
Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil, por kantonet mbeten të mbingarkuara
-
Ambasada e SHBA në Bernë shet inventarin e tepërt
-
Bieli shpall të vlefshme nismën për pagë minimale