Kuriozitete

Gjendet vera më e vjetër në botë

Shkencëtarët thonë se kanë gjetur në qeramika 8000 vjeçare shenjat e para për prodhimin e verës.

Kavanozët prej balte me përbërës të mbetur të verës u gjetën në dy qytete në jug të kryeqyteti të Gjeorgjisë, Tbilisi, kanë thënë hulumtuesit.

Sipas shenjave të para aty ishte përdorur rrushi.

Para kësaj gjetje, prodhimi i verës mendohej të kishte nisur para 7000 vjetësh, të paktën sipas disa provave të gjetura, transmeton Albinfo.ch.

“Ne besojmë se ky është shembulli më i vjetër i prodhimit të verës”, ka thënë autori i studimit Stephen Batiuk nga Universiteti i Torontos. “Vera ishte qendrore për civilizimin që e njohim në perëndim. Në mjekësi, njihet si substancë që ndikon në mendje dhe ka vlera të larta. Vera ishte fokus i disa kulteve religjioze, kuzhinave, ekonomive dhe shoqërive në Lindjen e Afërt të lashtë”.

Shenjat u gjetën në tetë enë, më e vjetra që është e vitit 5980 para erës sonë. Kavanoza të tillë përdoren edhe sot për krijimin e verës në Gjeorgji.