Shqipëria

Gjendet pas dy javëve e vdekur një 63-vjeçare në Korçë

Policia shqiptare njofton se ka gjetur të vdekur në shtëpinë e saj një grua të moshuar në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, gruaja me inicialet N.P., 63-vjeçe, jetonte e vetme në shtëpi, ndërsa kishte rreth 2 javë që kishte vdekur, përcjell albinfo.ch.

Sipas policisë, ishin fqinjët e saj që kanë lajmëruar policinë. Sipas policia, trupi i saj nuk ka pasur shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.