Shqipëria

Gjendet, pas 9 orësh kërkimi, turistja austriake

Është gjetur pas 9 orësh kërkimi në pyllin e Llogorasë një shtetase austriake. Turistja, një ditë më parë, u shpall e zhdukur dhe menjëherë policia nisi kërkimet për të.

Policia e Vlorës ka bërë të ditur se shtetases Adelt Wolper i është bërë kontroll mjekësor dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore, përcjell albinfo.ch.

“Strukturat policore së bashku me agjencinë e zonave të mbrojtura dhe në bashkëpunim me banorët e zonës, pas 9 orësh kontrolli në një terren të vështirë dhe një situate meteorologjike jo të mirë në pyllin e Llogorasë kanë bërë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndosh e mirë. Shtetases A.W. i është bërë kontroll mjekësor dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Policia e Vlorës falënderon të gjithë banorët, të cilët bashkëpunuan dhe kontribuuan me ndihmesën e tyre”, thuhet në njoftim.