Kuriozitete
Gjendet “pajisja më e vjetër për navigacion”
Arkeologët thonë se ky instrument një kohë ishte përdorur nga marinarët për të matur largësinë e diellit gjatë udhëtimeve të tyre
Një artefakt i gjetur në një anije të mbytur në brigjet e Omanit besohet se është pajisja më e vjetër e përdorur për navigacion.
Arkeologët thonë se ky instrument një kohë ishte përdorur nga marinarët për të matur largësinë e diellit gjatë udhëtimeve të tyre.
Besohet se kjo pajisje datonte mes viteve 1495 dhe 1500, shkruan albinfo.ch.
Anija në të cilën u gjet kjo pajisje quhej “Esmeralda” dhe ishte pjesë e një flote të drejtuar nga hulumtuesi portugez Vasco de Gama, personi i parë që lundroi direkt nga Evropa në Indi.
“Është privilegj i madh që të gjesh diçka kaq të rrallë, me rëndësi të madhe historike, diçka që do të studiohet nga komuniteti arkeologjik që do të japin analizat e tyre”, ka thënë David Mearns, që ka udhëhequr hulumtimin.
Kjo pajisje ishte gjetur në vitin 2014 nga Mearns, dhe ishte një nga 3000 artefaktet e zbuluara gjatë një serie zhytjesh. Disku i bronztë ka diametër 17.5 centimetra dhe është më i hollë se 2 milimetra.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












