Bota
Gjendet e vrarë gazetarja hulumtuese bullgare
Trupi i gruas së re 30-vjeçare, i goditur në kokë dhe i stranguluar, të shtunën është gjetur në një park të qytetit, tha prokurori rajonal.
“Telefoni i saj celular, çelësat e saj të veturës, syzet e saj dhe disa prej rrobave të saj janë zhdukur”, shtoi prokurori, duke shtuar se hetuesit shqyrtuan të gjitha gjurmët që lidhen me jetën e saj personale dhe profesionale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Albinfo.ch.
Viktoria Marinova është përgjegjëse dhe prezantuese e një programi lajmesh në TVN, një kanal televiziv në qytet. Ajo sapo kishte transmetuar më 30 shtator një temë në lidhje me keqpërdorimin e fondeve europiane.
Burimet e policisë i thanë AFP-së se krimi nuk duket se lidhet drejtpërdrejt me profesionin e viktimës, informon Albinfo.ch.
Gjatë 12 muajve të fundit, dy gazetarë investigativë janë vrarë në Europë: Gazetari Jan Kuciak në Sllovaki në shkurt dhe gazetari malteze Daphne Caruana Galizia në tetor 2017, duke shkaktuar një valë të shokut politik dhe mediatik.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër