Shkurt.ch

Gjendet e vdekur azilkërkuesja në qelinë e burgut

Në mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, një roje burgu në burgun e policisë së Cyrihut deri sa kishte shkuar t`ia dërgonte mëngjesin në qelinë saj, ka gjetur pa shenja jete gruan nga Nigeria, e cila ishte burgosur prej dy ditësh.

Përkundër masave të menjëhershme të animacionit, mjekut i urgjencës mundi vetëm të konstatonte vdekjen e saj, njofton blick.ch

30 vjeçarja nga Nigeria ishte kontrolluar në Aeroportin e Cyrihut për shkak të sjelljes së saj “që binte në sy”, ka njoftuar policia. Pas kontrollimit është konstatuar se ajo po qëndronte ilegalisht në Zvicër. Pastaj ajo ishte dërguar në burgun policor të Cyrihut prej nga, sot është dashur të dërgohej në një vend tjetër, në Zvicrën qendrore.