Lajme
Gjavit Shabanaj nga Istogu rikandidon për asamblist në qytetin Waidhofen an der Ybbs, në Austri
Gjavit Shabanaj kërkon votën për herë të dytë për asamblist në komunën e Waidhofen an der Ybbs si kandidat nga partia ÖVP, në zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën, me 30 janar, shkruan albinfo.at
I lindur në fshatin Tomoc, komuna e Istogut, Xhavit Shabanaj prej vitit 1992 jeton në Austri, në Waidhofen an der Ybbs. Për pesë vjet politikani me prejardhje nga fshati Malaj i Rugovës shërbeu si asamblist në këtë komunë, duke ngritur zërin për shumë tema që kishin të bëjnë për mirëqenien e këtij qyteti. Puna dhe angazhimi, integrimi i mirë i tij dhe familjes, aktivitetet e shumta dhe komunikimi i afërt me qytetarët ka bërë që të rikandidojë edhe një herë për këtë post dhe ta kërkojë votën e qytetarëve edhe për pesë vjetët e ardhshme. „Nuk ka qenë vetëm kërkesë e qytetarëve, nga të cilët gëzoj një respekt të veçantë, por ka qenë kërkesë edhe e vetë kryetarit tonë që unë të rikandidoj edhe për një mandat tjetër“, thotë Xhavit Shabanaj për albinfo.at.
Tutje, ai tregon për përvojën që ka fituar gjatë mandatit të parë si asamblist në këtë komunë.
„Ishin pesë vjet, të cilat ikën shumë shpejt. Gjatë kësaj periudhe fitova një përvojë shumë të mirë dhe mësova shumë gjëra si bëhet politika në këtë shtet demokratik”, pohoi Shabanaj.
Gjatë kësaj kohe ai mori edhe disa funksione të tjera, përpos atyre të cilat e kishin ngarkuar nga komuna, si: Drejtues i repartit të Integrimit, këshilltar për Çështjen e Evropës, zëvendës i kryesuesit dhe anëtar i kryesisë së Partisë së ÖVP-së.
Qyteti Waidhofen an der Ybbs ka rreth 12 mijë banorë nga ku jetojnë edhe dhjetëra familje shqiptare. Politikani Shabanaj ka thënë për albinfo.at se gjatë mandatit të parë ai ka pasur aktivitete të ndryshme edhe për të mirën e komunitetit, por edhe të shtetit të Kosovës.
“Ndër aktivitetet e mia për të mirën e shtetit tonë, është edhe vizita ime në Kosovë me kryetarin e qytetit ku patëm takime të frytshme me personalitete të ndryshme në Kosovë. Edhe gjatë këtij viti kemi planifikuar ta vizitojmë Kosovën dhe të bëjmë binjakëzimin e qyteteve Waidhofen an der Ybbs dhe Istogut, në mënyrë që në të ardhmen të bashkëpunojmë në shumë fusha dhe projekte të ndryshme”, pohon ai.
Xhavit Shabanaj kërkon nga komuniteti shqiptar i kësaj komune me të drejtë vote që të dalin të dielën, më 30 janar 2022, dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votimit, pavarësisht se për kë votojnë.
Shabanaj thotë se nuk dëshiron të premton asgjë, sepse shqiptarët e dinë kontributin që ai e ka dhënë sa herë që ka pasur mundësi dhe gjithmonë kur i është kërkuar.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës