Shkurt.ch
Gjatë shkurtit, dukshëm më pak kërkesa azili në Zvicër
Gjithsej gjatë shkurtit azil kanë kërkuar 2705 veta
Gjatë muajit shkurt në Zvicër është shënuar një rënie e theksuar e numrit të azilkërkuesve në krahasim me muajin janar. Gjithsej gjatë shkurtit azil kanë kërkuar 2705 veta. Por edhe në janar ishte regjistruar rënie e numrit të kërkesave për azil, krahasuar me muajin paraprak.
Një ndër shkaqet e këtij zvogëlimi thuhet të jetë rënia e temperaturave.
Rënie ka shënuar në veçanti numri i kërkesave për azil nga shtetasit e Afganistanit dhe të Sirisë, bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM).
Por megjithë këtë, numri i azilkërkuesve nga Afganistani mbetet më i larti, (651), i pasuar nga 244 kërkesa azili të shtetasve të Sirisë, transmeton albinfo.ch. Me fjalë tjera, gjatë shkurtit ka pasur 573 kërkesa azili nmë pak nga Afganistani dhe 146 më pak nga Siria, gjithnjë në krahasim me muajin janar. Nga Iraku kanë kërkuar azil 221 veta dhe nga Eritrea gjithsej 181 veta.
Rënien e numrit të azilkërkuesve gjatë janarit, SEM e kishte shpjeguar me uljen e intensitetit të sfrytëzimit të rrugës detare të Meshdeu gjatë stinës së ftohtë. Gjatë po kësaj kohe ka pasur më pak refugjatë që kanë shfrytëzuar rrugën ballkanike, ndërkohë të mbyllur.
Por gjendja në fushën e azilit vazhdon të jetë e rënduar. Gjatë vitit të kaluar në Zvicër kishin kërkuar azil afër 40.000 veta, që ishin pothuaj 16.000 më shumë se një vit më parë, përcjell albinfo.ch. Eritrea, me 9966 azilkërkues ishte vendi me më së shumti kërkesa azili në Zvicër.
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane