Lajme
Gjatë Presidencës së BE-së, Hungaria do ta bëjë prioritet migrimin
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka deklaruar se dëshiron të bëjë çështjen e migrimit si temë kyçe kur Hungaria të jetë në krye të BE-së, në Presidencën gjashtëmujore me rotacion.
Orban ka thënë për grupin gjerman medial Funke se mirëpret pozicionin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, i cili aktualisht është duke analizuar mënyra se si mund të kryhen procedurat e azilit prej vendeve jashtë bllokut evropian, transmeton albinfo.ch.
Aktualisht presidencën e BE-së e ka Belgjika, ndërsa prej 1 korrikut në këtë pozitë do të jetë Hungaria.
Orbani ka thënë se Hungaria veçse është duke zbatuar një politikë që aplikimet për azil të vlerësohen në shtetet e treta, shembull në Ambasadën hungareze në Beograd, para se aplikuesve t’iu jepet drita e gjelbër për të hyrë në shtet, raporton Radio Evropa e Lirë.
Në muajin qershor, Gjykata Evropiane e Drejtësisë e ka urdhëruar Hungarinë të paguajë gjobë prej 200 milionë eurosh dhe shtesë 1 milion euro në ditë nëse nuk e zbaton vendimin për t’i ndryshuar politikat për azil.
Gjoba është vënë për shkak të një vendimi të gjykatës, të dhjetorit të vitit 2020, që e ka udhëruar Budapestin të ndërrojë procedurat për të garantuar mbrojtje ndërkombëtare dhe kthim të shtetasve të vendeve të treta.
Ndryshe, Presidenca e BE-së është pozitë burokratike dhe përfshin krijimin e agjendave dhe zhvillimin e diskutimeve rreth një vendimi, dhe ka të bëjë kryesisht me gjetjen e një kompromisi mes vendeve të bllokut evropian, kur mungon konsensusi i qartë.
Hungaria është zotuar se do të jetë ndërmjetësuese e drejtë, ndonëse Budapesti nuk i ka marrëdhëniet më të mira me institucionet e BE-së, për shkak të çështjeve të lidhura me sundim të ligjit dhe korrupsion.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë