Shkurt.ch

Gjashtëfishohet numri i vdekjeve të vullnetshme

Në vitin 2009 ishin përcaktuar për t`i dhënë fund jetës me ndihmën e të tjerëve rreth 300 veta

Në Zvicër është shtuar dukshëm numri i atyre që zgjedhin vdekjen vullnetare. Ky numër gjatë disa viteve të fundit ka shënuar një rritje të gjashtëfishtë.

Siç tregojnë të dhënat nga Enti Federal për statistikë, në vitin 2009 ishin përcaktuar për t`i dhënë fund jetës me ndihmën e të tjerëve rreth 300 veta. Ky numër është i barasvlershëm me 5 raste në njëmijë vdekje.

Shumica e madhe e njerëzve që kanë zgjedhur të kërkojnë ndihmë për vdekjen e tyre ka qenë mbi moshën 55 vjeçare dhe shumica e tyre janë femra.

Ndihma indirekte aktive që u ofrohet të tjerëve për t`i dhënë fund jetës, në Zvicër është lejuar që nga viti 1941. Rregulla të njëjta vlejnë edhe në Belgjikë, Holandë, Luksemburg dhe në shtetin federal të SHBA-së, Oregon.