Lajme

Gjashtë vjet burgim për kosovarin që ka goditur truprojën me thikë

Kosovari është dënuar me gjashtë vjet burgim dhe me një dëbim pasues nga vendi për dhjetë vitet pasuese. Gjykimi nuk është ende i plotfuqishëm

Debati midis një mysafiri dhe truprojës së restorantit Roadhouse që kishte ndodhur në shtator të vitit 2019 kishte pasur përfundim të përgjakshëm. Vizitori i lokalit, kosovari atëbotë 30-vjeçar, sipas aktakuzës, pa hezituar kishte sulmuar dhe plagosur viktimën e tij me një thikë xhepi, shkruan Luzerner Zeitung.

Truproja më parë kishte përdorur një sprej për ta neutralizuar mysafirin pasi që ai me agresivite kishte refuzuar të dilte nga lokali.
Kosovari tani 33-vjeçar është gjykuar kohët e fundit për veprën e tij, transmeton albinfo.ch.

Zyra e prokurorit publik në procesin gjyqësor të zhvilluar në Gjykatën Penale të Lucernit ka kërkuar shtatë vjet burgim dhe dëbim nga vendi për tentimpvrasje me dashje. Por, nga ana tjetër avokati mbrojtës është shprehur se  klienti i tij kishte vepruar në vetëmbrojtje gjegjësisht në preventivë. Për këtë arsye ai ka kërkuar dënim prej 9 muajsh burg me kusht

Megjithatë, gjykata ka vepruar afërsisht në përputhje me kërkesën e prokurorit publik. Kështu, kosovari është dënuar me gjashtë vjet burgim dhe me një dëbim pasues nga vendi për dhjetë vitet pasuese, përcjell albinfo.ch. Gjykimi nuk është ende i plotfuqishëm dhe mund të atakohet.