Gjuha
Gjashtë doracakë për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë
Autor, bashkautor e redaktor i këtij projekti është didakti i njohur zviceran prof.dr.dr. Basil Schader, i njohur edhe për kontributet e tij shumë të çmuara në fushë të shkencave albanologjike
Në dispozicion të personelit mësimor në shkollat shqipe të diasporës, së fundi është edhe një produkt didaktik dedikuar mësimit të gjuhës dhe të kulturës së origjinës të nxënësve me sfond migrator, ku përfshihen edhe shqiptarët në diasporat e tyre të shumta nëpër botë. Ai, siç njofton përgjegjësi për mësimin plotësues të diasporës në Ministrinë Arsimit të Kosovës, Nuhi Gashi, përbëhet nga 6 doracakë për mësues/e (ja lista e titujve: 1. Bazat dhe arsyet, 2. Strategji dhe teknika të të mësuarit, 3. Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë, 4 Përkrahja e të lexuarit në gjuhën e parë, 5. Përkrahja e komunikimit gojor, 6. Përkrahja e kompetencave ndërkulturore), përveç në 5 (7) gjuhë të tjera (anglisht, gjermanisht, turqisht, portugalisht, kroatisht- serbisht- boshnjakisht), këto ditë doli nga shtypi (u shtyp në Prishtinë) edhe në gjuhën shqipe.
Autor, bashkautor e redaktor i këtij projekti është didakti i njohur zviceran prof.dr.dr. Basil Schader, i njohur edhe për kontributet e tij shumë të çmuara në fushë të shkencave albanologjike, transmeton albinfo.ch. Në këtë projekt kompleks e komplementar, të realizuar me buxhet zviceran (duke përfshirë edhe shtypin në 800 komplete shqip), kanë pasur rol të veçantë (edhe me materiale konkrete) një numër i konsiderueshëm mësuesish/esh shqiptarë/e të 5 regjioneve gjuhësore të diasporave shqiptare etj. Projekti në të vërtetë paraqet shembullin e parë të këtij lloji për Mësimin Plotësues në diasporë, në njërën anë, dhe njëkohësisht është me shumë interes edhe për mësimin modern të gjuhës amtare dhe të zhvillimit të kompetencave ndërkulturore në shkollat e Kosovës, në anën tjetër, thuhet më tutje në një postim të z. Gashi në fb.
Së këndejmi, si hap të parë, para shpërndarjes së tij nëpër diasporat shqiptare në botë (500 copë) dhe në shkollat e Kosovës (300 copë), jftohen të interesuarit në promovimin e parë të këtyre doracakëve që bëhet më datën 06 prill 2016, prej orës 10,00-12,00 në sallën plenare të MAShT të Kosovës
Janë ftuar një audiencë e zgjedhur e kompetente; specialistë/e, mësues/e të gjuhës amtare, zyrtarë/e arsimorë, titullarë politikë, hartues tekstesh e didaktë, linguistë e kulturologë, përfaqësues të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, botues, mësues të gjuhës shqipe, medie etj.
Dhe, në fund të promovimit, do të keni kënaqësinë që ndër të parët/parat të merrni falas një komplet të doracakëve, thuhet në fund të postimit.
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli Gjithnjë e më shumë energji elektrike e përdorur në Zvicër vjen nga energjia diellore. Shifrat nga...
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa
-
Zvicra përpiqet të tërheqë sa më shumë milionerë
-
Thirrje për kujdes në blerjen e vinjetës së autostradës në Zvicër