Sport
Gjasat e Shqipërisë për kualifikim
Shqipëria duhet të fitojë në ndeshjen me Rumaninë dhe të shpresojë që vendet tjera të treta të mos grumbullojnë më shumë se tre pikë
Shqipëria ende ka gjasa për kualifikim edhe pse nuk ka shënuar asnjë fitore dhe asnjë gol. Kuqezinjtë pësuan nga Zvicra 1:0 dhe Franca 2:0, por kanë ende gjasa për t’u kualifikuar tutje, shkruan albinfo.ch.
Në rast të fitores me Rumaninë, nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria do ta mbyllte grupin në vendin e tretë, pavarësisht rezultatit në sfidën tjetër ndërmjet Zvicrës dhe Francës.
Gjithsesi, për të shpresuar që të jetë mes të tretave më të mira të turneut, Kombëtarja duhet të fitojë me sa më tepër gola diferencë që të jetë e mundur përballë rumunëve.
Kjo për faktin se me humbjet ndaj zviceranëve dhe francezëve, momentalisht golavarazhi i Shqipërisë është -3. Në këtë Evropian, ku pritet që një pjesë e madhe e skuadrave të grumbullojnë të paktën 3 pikë, është pikërisht diferenca e golave ajo që do të vendosë për ekipet që do të plotësojnë fazën e 1/8-ave.
Sipas përllogaritjeve, edhe duke fituar me dy gola diferencë përballë Rumanisë, Shqipëria do të kishte 47 për qind shanse që të vazhdonte më tej. Në anën tjetër, edhe Rumanisë i nevojitet fitore, sepse vetëm barazimi nuk mjafton.
Të dielën në Lyon, në orën 21:00 Shqipëria do të luajë shanset e saj. Sllovakia dhe Irlanda e Veriut kanë grumbulluar nga tri pikë pas vetëm dy ndeshjeve që ndodhen në vendin e tretë, derisa vendet tjera të treta kanë nga një pikë.
Ndeshjet e fundit do të vendosin përfundimisht se kush do të kualifikohet tutje, derisa Shqipëria e ka të obliguar fitoren, por edhe duke shpresat që vendet tjera të treta të mos kenë më shumë se tre pikë.
Ky është Kampionati i parë me 24 skuadra, ku dy të parat e grupeve kualifikohen tutje, si dhe katër vendet më të mira nga gjashtë grupet. Vetëm tetë Kombëtare shkojnë në shtëpi. Franca, Italia e Spanja kanë siguruar kualifikimin tutje.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët