Lajme

Gjarpri sulmon një qytetar në apartamentin e tij, në Vjenë

Sulmi i gjarprit në Vjenë

Një sulm me gjarpër ka ndodhur edhe një herë në Vjenë, shkruajnë mediat austriake, transmeton albinfo.at.

Këtë herë, një gjarpër hyri në një apartament në katin përdhes nga një dritare dhe kafshoi një burrë në këmbë, ndërsa ai ishte ulur në tryezën e tij të ngrënies.

Polica austriake raporton se sulmi i gjarprit u bë në Hetzendorfer Straße në Vjenë-Meidling, të hënën.

Burri thirri policinë. Për fat të mirë, gjarpërinjtë e misrit nuk janë helmues, raporton transmetuesi ORF. /Albinfo.at