Kosova
Gjakova: Në Paris shkojmë me një qëllim të përbashkët
Në mesin e pesë normave olimpike nga sporti i xhudos që do të jenë pjesë e Lojërave Olimpike në Paris, është edhe xhudistja Nora Gjakova. Ajo me përkushtim e përulje maksimale po stërvitet që Kosovës t’i sjellë medalje elitare në këtë garë, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për KosovaPress, Nora thotë se fitimi i medaljeve është qëllimi i përbashkët i të gjithë ekipit të xhudos.
“Ky është edhe qëllimi ynë, ne të pestit jemi të kualifikuar direkt për në Lojërat Olimpike dhe të pestit kemi mundësi të mëdha për medalje. Si ekip do të ishim të kënaqur të kthehemi me medalje, cili nga ne do të fitojë, një apo më shumë medalje, jemi të fokusuar dhe e kemi këtë qëllim të përbashkët”, tha fillimisht Gjakova.
Por, ajo pranon se në Paris do të përballen me një rivalitet të jashtëzakonshëm.
“Lojërat Olimpike janë gara e nivelit më të lartë që ekziston në sport, kështu që garuesit që do të marrin pjesë atje pothuajse të gjithë janë potencial për medalje, sidomos ata të cilët janë të kualifikuar direkt, kështu që nuk kemi çfarë të flasim më tepër për konkurrencën, sepse janë të gjitha garuesit që janë filtruar me vite, kanë qenë në kualifikim olimpik kështu që secili prej tyre ka arritur me mund deri në kualifikim të Lojërave Olimpike”, shtoi Gjakova.
Në Kosovë pritjet që xhudistët të kthehen me medalje janë të mëdha, por Nora thotë se tashmë janë mësuar me një presion të tillë.
“Nuk është presion sepse unë deri më tani veç se jam mësuar me këto lloj të pritshmërive. Është hera e tretë që marrë pjesë në Lojëra Olimpike, kështu që e kam fituar një lloj eksperience. E di që njerëzit presin, por në të njëjtën kohë edhe ne jemi duke punuar dhe duke i kryer detyrat tona, kështu që mbetet të shohim se si do të paraqitemi në Lojërat Olimpike edhe a do të kemi mundësi ta tregojmë gjithë punën që jemi duke e bërë deri më tani”, theksoi Gjakova.
Në fund, xhudistja pati edhe një koment për boksieren Donjeta Sadiku, e cila do të jetë në Paris.
“Më erdhi shumë mirë kur Donjeta është kualifikuar për në Lojërat Olimpike. Është gjithmonë kënaqësi që të ketë edhe anëtar të tjerë të sporteve të tjera që së bashku të shkojmë në Lojërat Olimpike. Kështu që shpresoj shumë që njëjtë sikur ne, edhe ajo të ketë sukses në këtë garë”, tha në fund Gjakova.
Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, do të zhvillohet nga data 26 korrik deri më 11 gusht.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?