Integrimi
Gëzimi më i madh për mjekun shqiptar, kur shpëton jetën e të tjerëve
Nga nxënësi i shkollës së mesme e deri te mjeku kryesor, nga Kërçova në Wikon: Historia e Florim Cuculit është historia e një djaloshi emigrantësh, pa njohuri të gjuhës gjermane, i cili në Zvicër arriti për të punuar profesionin e tij të ëndrrave si "Medecin".
Megjithatë, identitetin e tij si një shqiptar-zviceran ai e gjeti më vonë
Florim Cuculi është një punëtor i zellshëm. Intervistën për “Zoffinger Tagblatt” të orës 19:00, e kishte prolonguar për dy orë e gjysmë, për shkak të punës. Më në fund, në orën 21.30, intervista zhvillohet në hapësirën midis dy sallave të operacionit, përderisa një kolege dhe një koleg përgatisin operacionin e fundit për këtë ditë. Disa ditë më parë, Greqia dhe Maqedonia, ku Florimi është rritur, kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për emrin e Maqedonisë që ishte kontestues gjatë shumë viteve, përcjell albinfo.ch.
Florim Cuculi, ju jeni rritur në Maqedoni. A do ta quani në të ardhmen vendlindjen tuaj Maqedonia e Veriut?
Florim Cuculi: Përse e quani `vendlindjen tuaj`? A nuk më pranoni si një zviceran?
Kërkoj falje, fillim i keq. Po flas për vendlindjen tuaj të vjetër, nëse mund të quhet kështu.
Mendoj se kam dy vendlindje. Unë jetoj tani e … (fillon të llogarisë) 27 vite në Zvicër. Po të mendohesh mirë, njeriu fillon jetën e vetëdijshme nga mosha rreth 6-vjeçare, ndërsa unë kam kaluar vetëm rreth 8 vite në Maqedoni. Kështu që, nga jeta ime e vetëdijshme unë kam jetuar tashmë relativisht shumë vite në Zvicër. Për mua, Zvicra është sigurisht një vendlindje. Këtu kam një shtëpi dhe kur kthehem nga jashtë, unë them: Po shkoj në shtëpi. Në të njëjtën kohë, edhe Maqedonia Veriore është gjithashtu një vendlindje, sepse unë kam lindur atje, kam kujtime të fëmijërisë nga atje dhe familjarisht ende jam shumë i lidhur me te. Kështu që unë do të flisja për vendlindjen time të parë dhe për vendlindjen time të dytë – kjo është më e qëlluar.
Kam folur qëllimisht për Maqedoninë e Veriut, sepse Parlamenti maqedonas dëshiron të zgjidhë mosmarrëveshjen e emrit me Greqinë. A po e ndiqni politikën atje?
Kam dëgjuar për këtë risi; por, mosmarrëveshja rreth emrit është duke zgjatur për një kohë të gjatë. Unë jam i lumtur nëse kjo është zgjidhur. Vërtetë nuk më intereson fare si do të quhet.
Më herët, ju prononcoheshit shumë shpesh në Twiter mbi gjendjen politike në ish Jugosllavi. A nuk është më emocionale për ju?
Situatën aktuale e ndjek më pak tani, sepse unë mezi arrij dhe profesionalisht jam shumë i zënë. Ekziston edhe një komponentë tjetër: Unë jam një shqiptar nga Maqedonia. Që nga koha që Maqedonia u bë e pavarur, ajo më ka konsideruar për një kohë të gjatë si një qytetar i shtresës së dytë; qoftë sa i përket përdorimit të gjuhës, qoftë për ndjenjat që ju kaplojnë kur të arrini në aeroport ose kur me veturë shkoni në një vend tjetër. Me këtë rast, unë nuk jam trajtuar gjithmonë mirë. Është e vështirë për të përqafuar një dashuri për një vend, i cili ju trajton si dikush që nuk i përket atij.
Ndoshta kjo nuk ka qenë ndryshe kur arritët në Zvicër?
Në Zvicër isha me fat që kam gjithmonë kam jetuar në një oazë edukative. Unë kisha të bëja me njerëz që janë të arsimuar dhe që ishin të gatshëm të ndihmojnë të huajt. Ata nuk punuan për mua, pavarësisht se isha i huaj – por për shkak se isha i huaj. Gjithmonë varet nga mjedisi, se si e përjeton një vend. Kjo sigurisht se ndryshon me një punëtor ndërtimi.
Cili lloj mjedisi ishte ai?
Kur isha 14 vjeçar, erdha në ëikon për të parë babain tim. Shkova në shkollë në Reiden. Ditën e parë isha ende në shkollën reale, sepse nuk flisja gjermanisht. Pastaj mësuesi i frëngjishtes (këtë gjuhë e njihja) më pyeti se çfarë do të dëshiroja të bëhesha. Unë i thashë: “Médecin” (fr. mjek). Ai u përgjigj: Mjek, kjo do të jetë pak e vështirë me një diplomë të shkollës reale. Pastaj i thashë se ai duhet të më dërgonte në një klasë, ku do të mund të bëhesha Médecin. Kështu që ai më dha detyra matematikore, të cilat i zgjidha menjëherë. Gjatë të njëjtës ditë, ai më mori dhe biseduam me mësuesin e klasës sekondare. Të nesërmen më isha në këtë klasë. Aty kisha një mësuese që më dha tetë orë mësime shtesë në javë, për të përvetësuar gjuhën gjermane. Pra, pas një gjysmë viti unë tashmë flisja rrjedhshëm gjermanisht. Pastaj e ndërrova shkollën sekondare në shkollën e rrethit dhe pastaj në Shkollën kantonale në Zofingen. Më vonë, fillova karrierën mjekësore.
A mund ta mbani mend pse shprehët dëshirë të bëheshit mjek?
Jo, nuk mund ta mbaj mend atë. Por unë e di se nuk ishte ndikimi i prindërve, pasi kam ardhur nga rrethana shumë të thjeshta.
A donit ato t`ua tregonit zviceranëve?
Jo, asnjëherë nuk kam pasur një nevojë të tillë. Por unë jam në thelb dikush që është ambicioz. Dhe ambicien e kisha gjithmonë; Për shembull, nuk kam qenë kurrë i mirë në futboll, por dëshiroja të isha më i miri dhe të fitoja. Mendoj se kjo nuk ka të bëjë fare me ekzistencën time si emigrant, ky është më tepër karakteri im. Duke e ditur se asnjëherë nuk mund të jem gjithnjë më i miri. Por, për një kohë të gjatë kisha përshtypjen se do të keqtrajtohem. Kur shkoja në ndonjë barnatore dhe doja të blija ndonjë aspirinë, unë trajtohesha si një person i shtresës së dytë. Këto gjëra më kanë brengosur më parë, tani i marr me humor.
Çfarë keni bërë në situata të tilla?
Për shembull, unë vazhdimisht flisja gjermanishten zvicerane, që nga fillimi. Që nga viti i parë në Reiden kam dashur të flas gjermanishten zvicerane. Në çastin që mësuesi tha: ‘Për shkak të Florimit duhet të flasim gjermanishten letrare’, unë iu përgjigja: ‘Nei, mi cha mit mier etz eifach ganz normal Schwizerdütsch rede (Jo, tani me mua mund të flisni shumë normal në gjermanishten zvicerane)’.
Mendohet mirë, por e bën gabimisht.
Ky është një automatizëm, tani e përjetoj personalisht këtë. Ndonjëherë me kolegen time flas gjermanishten letrare. Dhe ajo ka të njëjtin refleks që kam pasur – dhe lind një ndjenjë komike. Me kohë e mësoni shprehinë, por në fillim kjo ka efekt sinjalizues: Ju nuk jeni një prej tyre.
Ju keni jetuar në Zvicër për 27 vite. Çfarë ka ndryshuar në këtë drejtim?
Zvicra është bërë shumë më kozmopolite. Tani i huaji nuk trajtohet si i keq. Në kohën time, të qenit i huaj ishte në thelb i keq. Por, tolerohej. Sot ka shembuj pozitivë kudo: në futboll, në mjekësi, në universitete. Nëse sot dikush vjen në Zvicër, ka vështirësi të tjera, por nuk jeni më ekzotik.
Folët për futbollin. A janë futbollistët figura të mira integruese?
Futbollistët po luajnë mirë rolin e tyre. Por ju nuk mund t`i reduktoni shqiptarët vetëm në futboll: `Këta janë të tmerrshëm, por futbollin e luajnë mirë`. Kjo nuk guxon të jetë kështu. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, këta në të vërtetë janë pasqyra zvicerane. Por ka edhe shumë sekondos dhe tercos të tjerë.
Për të qenë të sigurt, si mjek, ju jeni gjithashtu shembulli kryesor i një integrimi “të suksesshëm”. Rreziku është që të tjerët qëndrojnë edhe më keq.
Unë nuk dua të jem një përjashtim. Dhe nuk dua të përdorem si një shembull në mënyrë që zviceranët të shohin se shqiptarët nuk janë të gjithë budallenj. Por mua më pëlqen të jem një shembull për shqiptarët apo sekondosit e tjerë. Në kuptimin se: Në këtë vend mund të bëni diçka si Florimi – me shumë punë dhe një talent të vogël.
Sipas Albinfo.ch, një platformë për diasporën shqiptare në Zvicër, në krahasim me zviceranët, ka më pak mjekë me prejardhje shqiptare.
Po, ka pak. Mendoj se kjo është kushtëzuar historikisht. Ndërkohë që shumë intelektualë kanë ikur nga grupet e popullsisë, nga Kosova erdhën – sikurse edhe me italianët – kryesisht punëtorë. Dhe biri i një fermeri vetëm në disa raste të rralla është një mjek në Zvicër. Mendoj se shoqëria duhet t’ua marrë ndjenjën të rinjve me prejardhjemigrimi se nuk mund të arrijnë gjëra të mëdha në Zvicër. Por gjithashtu ka shumë të bëjë edhe me vetë të rinjtë – se si të japësh gjithçka nga vetvetja.
Si u dorëzuat ju – a jeni integruar në mënyrë specifike ose bile edhe ndoshta asimiluar?
Sigurisht që ishte një periudhë kur integrimi im shkoi në vetmohim, sepse dëshiroja të bëhesha pjesë e këtushme. Kjo ishte deri në periudhën që u ktheva nga studimet e mia në Angli, në vitin 2012 dhe një vit para se të lindeshin fëmijët e mi. Pyeta vetveten: Një moment, vallë kush jam unë? Në atë kohë gjeta baraspeshën time: Ndonjëherë jam një qytetar zviceran dhe ndonjëherë shqiptar – dhe kjo është në rregull. Unë mund të qëndroj në mënyrë sensacionale për të dy anët. Unë jam zakonisht super i përpiktë, zakonisht shumë i besueshëm, por edhe i drejtpërdrejtë dhe emocional – kjo sigurisht që nuk është prioritet zviceran. Jam i bindur se shumë emigrantë kurrë nuk e përjetojnë këtë luks, ose sepse kurrë nuk duan të bëhen zviceranë, për çfarëdo arsye, ose për shkak se duan të jenë shumë zviceranë.
Çfarë shpresoni për fëmijët tuaj në këtë drejtim?
Unë shpresoj se kombësia për fëmijët e mi, nuk do të luajë më një rol. Gjithashtu edhe me zgjedhjen e partnerit. Origjina duhet të bëjë më së shumti diçka ekzotike.
Për çfarë jeni krenar?
Mendoj, unë mendoj se nuk jam krenar për origjinën time – por nuk mund të bëj asgjë për këtë, kjo është vetëm rastësi. Unë jam krenar për punën time; se kam privilegjin të shpëtoj jetë përsëri dhe përsëri. Kjo është diçka humane. Është privilegj të shkoni nga salla e operacionit dhe tu tregoni të afërmve se personi i prekur ka mbijetuar. Mendoj se është e mrekullueshme që kam bërë atë që mund të bëj në këtë pozitë. Për këtë edhe dua të mbahem në mend edhe nga njerëzit. Jo se a jam zviceran apo shqiptar.
Nëse integrimi nuk funksionon, kjo është shpesh faji i prindërve, keni shkruar në vitin 2012 në një artikull të “Tageswoche”.
Unë mendoj se njerëzit që duan të jetojnë këtu duhet të bëjnë një përpjekje aktive. Si fëmijë, kjo është e vështirë, kështu që prindërit duhet të sigurohen që fëmijët e tyre, të cilët rriten në Zvicër, gjithashtu t5ë ndjehen të lidhur me këtë vend.
Shumë prindër ndoshta janë të stërngarkuar me integrimin.
Ka njerëz me prejardhje migrimi që kanë jetuar në Zvicër për 40 vite dhe gjatë kësaj kohe nuk e kanë mësuar gjermanishten. Ata edhe më vonë nuk do ta mësojnë. Por, kjo është në rregull. Ata mund të shkojnë te mjeku, dhe nëse nuk kuptojnë, kuptojnë diçka tjetër. Por, për brezin e ri, është shumë e rëndësishme. Duhet të ndjene të lidhur. Dhe kjo është puna e jonë, e vendasve, por edhe e tyre personalisht.
A u integruan prindërit tuaj?
Prindërit e mi janë të integruar në mënyrë të moderuar. Babai im flet shumë mirë gjermanisht dhe ka kolegë që nuk janë shqiptarë. Nëna ime flet pak më dobët gjermanisht, nuk është integruar ashtu siç duhet. Ajo nuk është e kyçur në tregun e punës. Prindërit e mi kishin kërkesa shumë më të ndryshme nga unë. Por, çfarë do të thotë të integrohesh, ata kanë një shtëpi në Aarburg, babai im ende punon, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm Shkrimtari shqiptar Pajtim Statovci merr çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm për romanin “Lopa pjell natën” ...
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
-
Një rrugë në Filadelfia të SHBA-së merr emrin “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”
Jeta në Zvicër
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor Të mërkurën, Këshilli Federal vendosi hyrjen në fuqi të urdhëresës përkatëse për 1 janar 2025, ashgu...
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025
-
Shumica e zviceranëve nuk i pëlqejnë masat shtrënguese të qeverisë së tyre