Lifestyle

“Get Out”, filmi më i mirë në “Film Independent Spirit Awards”

Filmi “Get Out” është shpërblyer me çmimin e filmit më të mirë në “Film Independent Spirit Awards”.

Ndërsa regjisorit i filmit, Jordan Peele, ka thënë se është i lumtur me shpërblimin. Filmi “Get Out” rrëfen historinë e një djali me ngjyrë që përjeton një makth të vërtetë kur takon familjen e të dashurës së tij të bardhë, përcjell albinfo.ch.

Ky festival vlerëson filmat me buxhet më të ulët se 20 milionë dollarë, ndërsa filmi “Get Out” është bërë më një buxhet prej 4.5 milionë dollarësh, por ka mbledhur 255 milionë nga shitjet.