Kosova

Gërvalla: Trupi i Faton Hajrizit duhet të kthehet sa më shpejt në Kosovë, kemi folur edhe me ndërkombëtarët

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se trupi i Faton Hajrizit, të vrarë nga policia serbe, duhet të kthehet sa më shpejt në Kosovë.

Gërvalla u shpreh se të gjitha temat për rastin e Faton Hajrizit i kanë adresuar edhe te partnerët ndërkombëtarë.

“Kemi adresuar të gjitha temat edhe tek partnerët ndërkombëtarë, sepse së paku trupi i qytetarit tonë do të duhej të kthehej sa më shpejt në Kosovë, do të duhej t’i kthehej familjes. Zyra Ndërlidhëse i ka kontaktuar institucionet në Serbi dhe sapo kemi një konfirmim të saktë të informacioneve, ne do ta ndajmë me publikun”, ka thënë ajo për Klan Kosova, transmeton albinfo.ch.