Kosova
Gërvalla thotë se drafti i Edi Ramës për Asociacionin nuk merret parasysh
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është shprehur se nuk e ka parë draft-propozimin e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama për Asociacionin.
Në një intervistë për Euronews Albania me ajo u shpreh se nëj draft i tillë që është bërë pa koordinim me institucionet e Kosovës dhe nuk do të merret në konsideratë.
Gëvalla tha se komunikimi mes Prishtinës dhe Tiranës nuk ka nevojë të kalojë përmes Berlinit apo Parisit, duke iu referuar dorëzimit të draftit në kancelaritë perëndimore.
“Nuk e kam parë draftin, por pavarësisht se çfarë do të përmbante një draft i tillë i pakoordinuar me institucionet e Kosovës, nuk është një draft që do të trajtohet dhe do të merret në konsideratë”– tha ajo.
Ajo foli dhe për normalizimin e marrëdhënieve mes Ramës dhe homologut të saj kosovar Albin Kurti duke thënë:
“Unë mendoj se nëse udhëheqësit e shteteve nuk udhëhiqen nga motive personale por mendojnë se çfarë mund të bëjnë më së miri me qëllim që qytetarët e vendeve tona t’ju shërbejë qasja jonë, qëndrimi ynë, mendoj se nuk ka asnjë problem në këtë mes. Ka nevojë për pak kujdes se cilat sinjale personale, në adresa personale dërgohen në raste të tilla”, tha Gërvalla.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Pse Cyrihu ka nevojë për më shumë punëtorë Cyrihu kërcënohet nga një mungesë përkeqësimi e fuqisë punëtore që pritet të ndikojë në ekonominë e...
-
Vinjetë e re, çiklistët duhet të bashkëfinancojnë ndërtimin e rrugëve
-
Si rritja e ‘apartamenteve të biznesit’ po e përkeqëson mungesën e banesave në Cyrih
-
Cilat janë rregullat zvicerane nëse nuk mund të shkoni në punë për shkak të motit të keq?
-
Avokatja e Gjenevës u kërkon drejtuesve të mjeteve të kundërshtojnë të gjitha gjobat