Kosova

Gërvalla: Presim nga BE të qartësojë qëndrimin për agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

Në takimin që zhvilluan sot në Bruksel ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropinan me homologët e tyre nga Ballkani Përëndimor, Kosovën e përfaqësoi ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Ajo theksoi se në Ballkanin Perëndimor ekzistojnë shumë sfida për paqe dhe siguri, përcjell albinfo.ch.

“Ju e dini se dy muaj më parë u përballëm me një akt agresioni të hapur nga Serbia. Presim nga ministrat e BE-së, por edhe nga strukturat e tjera të BE-së, të qartësojnë qëndrimin ndaj atij sulmi dhe të adresojnë gjithçka që duhet bërë dhe pasojat me të cilat duhet të përballet agresori”, tha Gërvalla para nisjes së këtij takimi.