Kosova
Gërvalla, pas takimit me homologen finlandeze: Ura e Ibrit duhet të hapet
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi se Ura e Ibrit duhet të hapet, përcjell albinfo.ch.
Këto deklarata ajo i bëri në një konferencë të përbashkët me homologen e saj finlandeze, Elina Valtonen.
“Sundimi i ligjit është thelbësor për stabilitetin e brendshëm të Kosovës. Në takim kemi biseduar për Mitrovicën Veriore dhe urën kryesore të saj. Kjo urë, e cila ka simbolizuar ndarje dhe përçarje për shumë vjet, duhet të hapet dhe vetëm kështu ajo shndërrohet në një simbol të pajtimit dhe të bashkimit.
Kosova është e përkushtuar të zbatojë sundimin e ligjit në çdo cep të territorit të saj, duke garantuar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, tha Gërvalla,
Gërvalla po ashtu njofoi se në takimin me kryediplomaten finlandeze, ndër të tjera, është diskutuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?