Kosova

Gërvalla i uron shërim të shpejtë kryeministrit sllovak

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, i cili u plagos të mërkurën teksa po takohej me mbështetësit e tij.

“Zemrat tona dhe urimet më të mira shkojnë për kryeministrin sllovak, Fico, i cili u qëllua dhe u dërgua në spital. Ne po mendojmë për të dhe të dashurit e tij. Të gjithë i urojmë shërim të shpejtë. Autorët duhet të ndëshkohen”, ka shkruar ajo në “X”.