Kosova
Gërvalla: Gratë aktore, kyçe në zhvillimin e shoqërisë kosovare
Prania e fuqishme e grave në politikë është një përgjigje e mirë ndaj korrupsionit dhe një zgjidhje për të siguruar alternativa të qëndrueshme qeverisëse, tha ministrja Donika Gërvalla në takimin e grave ministre të Punëve të Jashtme, që u mbajt në Toronto të Kanadasë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gërvalla gjatë fjalimit të saj theksoi se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përfaqësimin e grave në institucionet publike dhe se gratë nuk janë vetëm pjesëmarrëse, por aktore kyçe në zhvillimin e shoqërisë sonë.
“Ajo gjithashtu nënvizoi se është thelbësore të përqëndrohemi jo vetëm në përfaqësimin e grave në pozita të larta, por edhe në ekonomi dhe sektorë të tjerë që shpesh mbeten të dominuar nga burrat”, thuhet në njoftim.
Në përfundim të takimit, ministret nënshkruan deklaratën e përbashkët, ku ritheksuan angazhimin e tyre për të avancuar pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe për të krijuar hapësira të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për gratë në politikë dhe në jetën publike.
Ministret shprehën gjithashtu shqetësimin e tyre për situatën e të drejtave të grave dhe vajzave në Afganistan dhe kërkuan që talibanët t’i rikthejnë të drejtat e tyre themelore për arsimim dhe pjesëmarrje publike. Po ashtu, u theksua nevoja për barazi gjinore brenda OKB-së, duke theksuar kërkesën që në pozitën e Sekretarit të ardhshëm të Përgjithshëm të jetë një grua.
Gërvalla mori pjesë në këtë takim me ftesë të ministreve të Punëve të Jashtme të Kanadasë dhe Xhamajkës.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik