Kosova
Gërvalla: Do të vazhdojmë të hapim ura, veprimet tona s’janë provokim
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë në një panel diskutimi të martën në margjinat e Forumit të Bledit në Slloveni.
Gërvalla ka thënë se vendet e Ballkanit janë duke u marrë përsëri me kërcënimet për luftë, e të cilat vijnë nga një vend fqinj, duke aluduar këtu për Serbinë.
Ministrja e MPJD-së foli edhe për reagimet e aleatëve, në veçanti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovë në veri të vendit.
Gërvalla ka thënë se raportet e Kosovës me partnerët shkojnë përtej obligimeve ditore.
“Marrëdhëniet e Republikës së Kosovës me partnerët shkojnë shumë përtej punëve ditore që ne po bëjmë. Kosova është historia më e suksesshme e Perëndimit në rajon që nuk ishte e lehtë në të kaluarën. Kosova është një histori suksesi amerikane dhe evropiane, sepse na duhej NATO për të ndalur luftën dhe gjenocidin dhe për t’i sjellë lirinë popullit tonë, dhe kjo është arsyeja pse ky realitet është shumë përtej asaj që ne po bëjmë në vende të ndryshme”, ka thënë Gërvalla.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?