Lajme
Gazprom ndërpren sërish furnizimin me gaz
Dërgesat e gazit rus në Gjermani nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 1 në Detin Baltik u ndërprenë sot në mëngjes siç ishte planifikuar, sipas operatorit të Nord Stream AG.
Nord Stream AG tha se gazi u ndërpre midis orës 3 dhe 4 të mëngjesit (0100 GMT dhe 02:00 GMT).
Gjiganti shtetëror rus i energjisë “Gazprom” paralajmëroi se furnizimet e gazit do të pezulloheshin përkohësisht sot për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, dhe dërgesat do të rifillonin herët në mëngjesin e së shtunës, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.
Kreu i rregullatorit gjerman të energjisë, Agjencia Federale e Rrjetit, Klaus Müller, ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e pretendimit se dërgesat e gazit do të ndërpriteshin si rezultat i punimeve të mirëmbajtjes.
Javët e fundit, përmes gazsjellësit është dorëzuar vetëm 20% e vëllimit maksimal.
“Gazprom” ka përmendur vazhdimisht arsyen teknike për reduktimin e menjëhershëm të dërgesave. Qeveria gjermane e ka vënë në dyshim këtë pretendim publikisht.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën