Kalendari
“Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” sjell portretin e intelektualit të përmasave botërore
Zbuloni më shumë rreth jetës së Gazmend Zajmit në monografinë "Një jetë për Kosovën" të Nuhi Bytyçit
Veprimtaria e kontributi i akademikut Gazmend Zajmi është përmbledhur në monografinë “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën”, me autor gazetarin veteran e dokumentaristin NuhiBytyçi. Aty përfshihet jeta e kontributi arsimor, politik, shkencor, kulturor dhe jo vetëm.
Monografia është realizuar pas punës më shumë se trevjeçare që përfshin 504 faqe, të ndara në 23 kapituj, sipas tematikave dhe ngjarjeve historike. Botimi përfshin analizë, hulumtim e punë shkencore. Aty përfshihet e argumentohet angazhimi i akademik Zajmit si ligjërues në Fakultetin Juridik në Universitetin të Prishtinës e kontributi në themelimin e UP-së, sikurse edhe angazhimi si prorektor e rektor i institucionit bashkë me krijimin e mundësive të bashkëpunimit me universitetet e huaja.
Një hapësirë të veçantë në këtë monografi zë edhe qëndrimi i Gazmend Zajmit si rektor i Universitetit të Prishtinës rreth kërkesave të studentëve dhe të popullit shqiptar të Kosovës në demonstratat e njohura të pranverës së vitit 1981 në Prishtinë. Si reagoi rektori Zajmi ndaj dhunës policore mbi studentët shqiptarë, pse nuk pranoi që të paraqitej në televizion për t’i dënuar demonstratat studentore, pse dha dorëheqje nga pozita e Rektorit dhe si u përjashtua nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë dhe nga procesi edukativo-arsimor në Universitetin e Prishtinës.
Një pjesë e mirë e monografisë i kushtohet edhe angazhimit të profesor Zajmit “si ekspert i sistemit politik dhe kushtetues në hartimin e tekstit të Apelit të 115 intelektualëve shqiptarë kundër masave represive dhe terrorit shtetëror serb mbi shqiptarët në Kosovë.
Në monografi paraqitet roli i Gazmend Zajmit si autor i Deklaratës kushtetuese të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për mëvetësinë e Kosovës, hartuar më 14 qershor 1990, dhe të miratuar nga delegatët e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, pastaj përkushtimi i jashtëzakonshëm i Gazmend Zajmit si anëtar i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës me seli në Salzburg të Austrisë dhe pjesëmarrja e tij e vazhdueshme në konferencat dhe simpoziumet shkencore ndërkombëtare me qëllim të argumentimit shkencor të së drejtës së patjetërsueshme të popullit shqiptar të Kosovës për të vendosur vetë për të ardhmen e tij në kuadër të shtetit të pavarur e sovran – Republikës së Kosovës.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Maj 2024
- Ora19:00
- LokacioniUniversité des Cultures de Genève, Chemin Surinam 7, 1203
- Data e përfundimit13 Maj 2024 - 22:00
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra