Uncategorized

Gazetarja goditet nga vetura derisa po raportonte drejtpërdrejt

Gazetarja Tori Yorgey derisa po raportonte drejtpërdrejt është goditur nga një veturë. Ajo punon për televizionin WSAZ, nëndegë e NBC-së në Huntington.

Në momentin e incidentit ajo po raportonte drejtpërdrejt dhe po fliste për prishjen e një gypi që furnizon lagje të tëra me ujë të pijshëm – e prishja e gypit kishte ndodhur si rezultat i reshjeve të mëdha, përcjell Albinfo.ch.

Gazetarja amerikane, Yorgey, po bashkëbisedonte me kolegun në studio në momentin kur po binte shi, kur nga pas i erdhi një veturë që e goditi. Gjithçka është filmuar nga kamera, para të cilës ajo raportonte.

Për fat të mirë, Yorgey u ngrit shpejt në këmbë dhe me një dozë ironie tha: “Sapo më goditi vetura, por jam mirë”.