CH-Ballkani

Gazetari serb intervistohet nga Prokuroria Speciale në Kosovë

Gazetari i cili disa ditë më parë ishte shpallur në kërkim nga autoritetet serbe pasi u zhduk, gjatë ditës së sotme ka dhënë deklaratë në Prokurorinë Speciale në Kosovë për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Stefan Cvetkoviq, gazetar serb është intervistuar sot nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Intervistimi i tij është bërë në lidhje me rastin e vrasjes së politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Pas intervistimit gazetari serb para mediave ka deklaruar se personat e dyshuar që kanë vrarë Oliver Ivanoviqin janë ata që po i kryejnë djegiet e veturave në veri të Mitrovicës, shkruan Albinfo.ch.

“Është një grup që po i kryer djegiet në veri të Mitrovicës, sipas dyshimeve të mia janë ata të njëjtit që kanë kryer vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Unë do të bashkëpunoj me Prokurorinë Speciale shpresoj që të mund të kontribuoj në këtë rast”, ka thënë Cvetkoviq.