Integrimi
Gazetari nga Kosova shpreson për azil në Gjermani
Argjend Hasani ka përkthyer librin e tij “Spiralja e Agonisë” nga gjuha shqipe në gjuhën gjermane
Nëse dikush është i varfër, miku im, ndihmoj si një vëlla. // Nëse një çift është ndarë, miku im, bëji sërish së bashku//Nëse dikush lufton për atdheun, miku im, lufto edhe ti për liri. // Të mirën dhe të keqen, miku im, ndaje gjithmonë së bashku më të tjerët.
Kjo poezi më titull “Miku im” është njëra nga poezitë e shumta që autori Argjend Hasani e ka përkthyer nga gjuha shqipe në gjermanisht dhe është botuar në Zwingenberg të Gjermanisë.
“Die Spirale der Agonie”, (Spiralja e Agonisë), titullohet libri i refugjatit nga Kosova i cili afërsisht prej gjysmë viti jeton me familjen e tij në Bensheim të Gjermanisë. Autori dhe gazetari është anëtar i grupit punues të azilit. Ai së bashku më bashkëshorten Sabilen dhe dy djemtë Altrimin dhe Donartin kanë aplikuar për azil politik, ndërsa aktualisht punon si përkthyes në kampin e refugjatëve në Bensheimit në Gjermani, shkruan morgenweb.de.
Për Argjend Hasanin i cili është i lindur në vitin 1974, qëndrimi në Gjermani nuk është hera e parë e tij. Para dhjetë viteve ai jetoi në Bensheim, djali i vogël i tij kishte lindur në Weinheim. Bashkëshortja dhe fëmijët në atë kohë kishin marrë një leje qëndrimi, por ai jo. Për këtë arsye familja vendos të kthehet sërish në Kosovë, përcjell “albinfo.ch”.
Argjend Hasani është nga Llashtica, në komunën e Gjilanit. Pas përfundimit të shkollës, ai studion për ekonomi në Universitetin e Prishtinës. Që në moshë të re, ai kishte shfaqur interes të madh për letërsi, veçanërisht për poezi. Ai fillon të shkruan libra me poezi dhe viziton ora të shumta letrare. Disa prej poezive të tija janë vlerësuar edhe më çmime të ndryshme.
Në vitin 2006 fillon të punonte si gazetar në gazetat “Tema” dhe “Pavarësia News”, duke përcjell ekonominë dhe politikën. Në vitin 2007 dhe 2008 ishte kryeredaktor në gazetën “Prishtina Press”. Përfundimisht ai punoi deri në vitin 2013 në gazetën “Lajm” si redaktor i ekonomisë. Prej vitit 2012 deri më sot ai është gazetar i lirë që bashkëpunon me “Trojet Tona” me seli në Nju Jork si dhe nga Prishtina ka punuar për “Radio Projekt” me seli në Danimarkë.
Argjend Hasani deri më tash ka botuar 15 libra me tema nga historia, kultura, me poezi dhe çështje të tjera të ndryshme sociale dhe ekonomike.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra