Lifestyle

“Blick” shkruan për këngëtaren shqiptare, e krahason atë me Rita Orën

Ilira, këngëtarja me rrënjë shqiptare, konsiderohet ndërkombëtarisht si ylli i ardhshëm i muzikës pop, e nis artikullin e saj gazeta zvicerane “Blick”.

Mediat zvicerane e quajnë atë si këngëtarja e vitit: Ilira (24 vjeçe) nga Koniz BE, pasi vetëm në Youtube këngët e saj, prindërit e të cilës vijnë nga Shqipëria dhe Kosova, i kanë mbi 30 milionë klikime. 

Fansat e krahasojnë atë me yllin Rita Ora, si pasardhëse të mbretëreshës shqiptare të popit. “Ky është një kompliment i madh dhe më nderon shumë”, thotë Ilira.

Vendi i tretë në garën për festivalin “Song Contest Euro”

Talenti muzikor i këngëtares së re është i njohur fillimisht nga nëna e saj e cila edhe e inkurajoi atë. Në vitin 2010, ajo hyn në një grup zviceran në garë për festivalin “Song Contest Euro” (ESC), teksa zuri edhe vendin e tretë. “ESC ishte lumturia më e madhe e jetës sime”, thotë Ilira. “Përndryshe, unë ndoshta nuk do të kisha shkuar në Berlin.”

Pothuajse në të njëjtën kohë ka nënshkruar kontratë si artist solo. Ilira: “Unë vendos gjithçka vetë. Tekstet e mia, muzikën time dhe veshjet e mia të mprehta. Unë nuk jam një fabrikë industriale, por një këngëtare e bërë vetë”.

Kam trashëguar më të mirën nga të dyja kulturat

Aktualisht, mbretëresha po e vazhdon karrierën e saj muzikore me të dashurin, producentin Jumpa (24 vjeç) dhe jeton në Londër, pasi është duke punuar në albumin e saj debutues. 

Ilira po punon vazhdimisht për të shpërthyer në Zvicër dhe Shqipëri. “Temperamenti im është shqiptar, por perfeksioni im është zviceran”, thotë ajo duke qeshur.