Kosova

Gazeta zvicerane: “Borrell, i njëanshëm, po mbështet hapur Vuçiçin”

"Kryediplomati i BE-së Josep Borrell dëshiron paqen në Ballkan dhe po mbështetet në mënyrë të njëanshme te presidenti serb Aleksander Vuçiç. Por një gjë e tillë ka dështuar në të kaluarën"

Përpjekjet e BE-së për pajtimin e palëve në konflikt, Kosovës e Serbisë dhe dështimi deri më sot i këtyre përpjekjeve, është temë me të cilën e kanë në fokus mediat evropiane dhe në veçanti, edhe ato zvicerane, ditëve të fundit.

Në mesin e shumë lajmeve rutinë në lidhje me dështimin për arritjen Gazeta Tages Anzeiger ka botuar sot një analizë interesante të korrespondentit të saj nga selia e BE-së, Bruksesli Stephan Israel, shkruan albinfo.ch. Ai, që në titull akuzon kryediplomatin e BE-së, Borrelin për njëanshmëri, gjegjësisht për mbajtje të anës së “të fortit” në konflikt, Serbisë.

Josep Borrell-it i nevojitet dëshpërimisht një fitore. Në vend të kësaj, kryediplomati evropian përfaqëson fytyrën e dështimit të BE-së në Ballkan, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Këtë javë, spanjolli ftoi presidentin serb Aleksander Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në një takim “urgjent” të krizës në Bruksel. Formalisht, bëhet fjalë për zbutjen e një konflikti për njohjen reciproke të targave të makinave, i cili ka dhjetë vjet që vlon dhe tashmë po kërcënon të përshkallëzohet sërish në mënyrë të rrezikshme. Pas tetë orësh ata u ndanë pa rezultat.

Një president dhe një shef i qeverisë ulen së bashku për tetë orë për të biseduar rreth konfliktit për targat e makinave dhe nuk mund të gjejnë një zgjidhje. Në pamje të parë kjo tingëllon absurde. Josep Borrell më pas nuk e fsheh zhgënjimin e tij dhe fajëson për këtë frustrim të shkaktuar kryeministrin e Kosovës, shkruan Israel, transmeton albinfo.ch.

Por kryediplomati evropian po e paraqet punën së tepërmi të thjeshtësuar. Brukseli është në masën më të madhe përgjegjës për këtë dështim. BE-ja mbështetet në mënyrë të njëanshme te njeriu i fortë në Beograd dhe proteston butë, me mirësjellje kur Serbia nuk pranon sanksionet kundër Rusisë dhe kur nuk gjykon Vladimir Putinin. Aleksander Vuçiq ja del ta kthejë Beogradin në një portë për emigrantët nga gjysma e botës në rrugën e tyre drejt Evropës dhe BE-ja heziton të reagojë.

Kosova është i vetmi vend ballkanik që ende pret përfundimin e vizave.

Është më e lehtë të bësh presion ndaj kreut të qeverisë së Kosovës si një partner gjoja më i dobët. Kosova është një shtet i ri në gjendje të pezullt. Si i vetmi vend ballkanik, Kosova është ende në pritje të heqjes së detyrimit  për vizë për hyrje në zonën Shengen. Përfaqësuesi i jashtëm Josep Borrell e ka vënë lojë rolin e tij si ndërmjetës neutral, shkruan më tutje Tages Anzeiger, transmeton albinfo.ch. Targat në këtë mes vetëm sa flasin për një konflikt më të thellë, atë për njohjen e Kosovës, të cilin Serbia ka refuzuar ta bëjë, edhe më shumë se 20 vjet pasi trupat e saj u tërhoqën nga provinca e ish-Jugosllavisë.

Në atë kohë, NATO-ja e detyroi këtë tërheqje me sulmet e saj ajrore për t’i dhënë fund shtypjes që po pësonte shumica shqiptare atje dhe spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit. Rastësisht, presidenti aktual i Serbisë në atë kohë ishte ministër i propagandës së Millosheviqit, i cili më vonë vdiq nga një atak në zemër në një qeli në Hagë si i akuzuar për krime lufte. Dhe Albin Kurti ishte deportuar në Serbi si i burgosur politik gjatë sulmeve ajrore të NATO-s. Prandaj, ja vlen të kujtohet kjo, kur dy kundërshtarët qëndrojnë ulur sot në tryezë me kryediplomatin e BE-së.

Dy kundërshtarët e dikurshëm, në tryezë me Borrelin

Rastësisht, presidenti aktual i Serbisë në atë kohë ishte ministër i propagandës së Millosheviqit, i cili më vonë vdiq nga një atak në zemër në një qeli në Hagë si i akuzuar për krime lufte. Dhe Albin Kurti ishte deportuar në Serbi si i burgosur politik gjatë sulmeve ajrore të NATO-s. Prandaj, ja vlen të kujtohet kjo, kur dy kundërshtarët qëndrojnë ulur sot në tryezë me kryediplomatin e BE-së.