Gjuha

Media italiane, për shkollën shqipe në Itali

Dy orë mësime, çdo të diel në mëngjes, për të mësuar se si të lexojnë dhe të shkruajnë gjuhën shqipe nxënësit shqiptarë në Itali

Gazeta prestigjoze italiane “La Stampa”, në një artikull dedikuar mësimit të gjuhës shqipe, tregon se si çdo të diel fëmijët e komunitetit shqiptar në Itali mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë gjuhën amtare, transmeton albinfo.ch.

Gazeta fillon artikullin me titull “Mësime për shqiptarët e lindur në Itali, të cilët nuk dinë gjuhën e baballarëve të tyre”, duke vënë në pah qëllimin e shkollave shqipe në Itali.

Po ashtu tregohet se dy orë mësimi, çdo të diel në mëngjes, mbahet për të për mësuar si të lexojnë dhe të shkruajnë gjuhën e prindërve. Rreth dhjetë fëmijë me origjinë shqiptare, pothuajse të gjithë të lindur në Itali, takohen në selinë e komitetit të rrethit Bescurone di Bra. Në pankinë janë librat shkollorë që presidenti i shoqatës “me zemër të hapur”, Giulio Celiku, solli nga Shqipëria këtë verë.

Gjergji Krati, 54 vjeç, mësues i gjuhës në shkollën e mesme në vend, ku para dhjetë vjetësh më parë ishte një kuzhinier picash në Itali. “Është bukur të kthehemi në mësimdhënie siç kam bërë në Shqipëri”, shprehet ai.

Duke qenë se mësimi plotësues shqip është mësim vullnetar dhe në bazë të interesimit dhe gatishmërisë së prindërve shqiptarë dhe sipas kritereve të caktuara po rritet interesimi i nxënësve në itali. /Albinfo.ch.