Kosova
BILD, analizë rreth propozimit evropian për marrëveshjen Kosovë-Serbi
Media prestigjioze gjermane, Bild, që ka analizuar propozimin europian, shtron pyetjen se “a është kjo pika e kthesës në konfliktin e Kosovës?” Fokusin kryesor e ka përqendruar në ultimatumin e vendosur përballë Serbisë, me presidentin Aleksandër Vuçiq, i cili duhet të bëjë zgjedhjen e vështirë: të shkojë nga Bashkimi Europian ose të humbë gjithçka për Putinin.
Bild mes tjerash shkruan për kostot e mëdha që duhet të paguajë Serbia nëse refuzon kompromisin, përfshirë izolimin nga BE-ja.
Ndërsa tek pjesa e planit franko-gjerman, media prestigjioze nënvizon se ende nuk janë bërë të ditura pikat e tij, teksa u referohet disa drafteve të publikuara në mediat e Prishtinës dhe Beogradit, përcjell albinfo.ch.
“Parashihet që Serbia dhe Kosova të mos e njohin zyrtarisht njëra-tjetrën, por të pranojnë reciprokisht ekzistencën e tyre shtetërore brenda kufijve aktualë. Rrjedhimisht, Serbia do të ndalonte së penguari anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me mbështetjen aktive të Rusisë”, shkruan Bild.
“Nëse me të vërtetë ka një kthesë, larg nga minimi i mëparshëm sistematik i shtetësisë kosovare, atëherë kjo do të jetë një humbje e rëndë për Rusinë dhe përpjekjet e saj destabilizuese në Ballkan”, shprehet eksperti Konrad Clewing.
Propozimi europian sipas gazetës gjermane është mbështetur edhe nga pesë shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Megjithatë saktëson se Vuçiq nuk ka marrë ende asnjë vendim dhe se përgjegjësinë për marrëveshjen përfundimtare me Kosovën ia ka lënë Parlamentit dhe popullit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Në Zvicër, pesimizmi për të ardhmen nuk e zbeh ndjenjën e mirëqenies
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?