Kosova
Gazeta gjermane: Albin Kurti, njeri i kundërshtimeve të korrupsionit dhe nepotizimit
Gazeta gjermane “Tages Zeitung” shkruan për Kurtin, thonë se është njeri i kundërshtimeve
Figura e Albin Kurtit tashmë është përmendur në shumë media të botës, por edhe gazeta gjermane “Tages Zeitung” ka bërë një shkrim për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas arritjes së marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Tages Zeitung doli me një artikull, ku Kurtin e quan si një ‘njeri të kundërshtimeve’.
“Kurti mbetet radikal për shumë kënd”, shkruan Tages Zeitung.
Autori i këtij shkrimi është Erich Rathfelder. Ai ka shkruar se Kurti bëri fushatë kundër padrejtësisë dhe diskriminimit, kundër totalitarizmit nga të gjitha palët.
Sipas tij, Albin Kurti vazhdon të flasë kundër korrupsionit dhe nepotizimit, që janë pjesë e shoqërisë kosovare që nga epoka otomane.
Po ashtu, në shkrim përmenden edhe protestat e Kurtit dhe lufta kundër korrupsionit, që janë parësore për kryeministrin në ardhje të Kosovës.
“Në fjalimet e tij të fundit, Kurti i premtoi pakicës serbe në Kosovë bashkëpunim dhe integrim të gjerë. Ai i kërkoi Serbisë që të kthejë të mirat e vjedhura kulturore dhe të sqarojë vendndodhjet e shqiptarëve të zhdukur që ishin deportuar në Serbi gjatë luftës”, shkruan “Tages Zeitung”, transmeton KlanKosova. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën