Lajme
Gazeta “L’est Republicain” shkruan për sipërmarrësin shqiptar në Francë
Së fundmi, gazeta franceze “L’est Republicain” i ka dedikuar një artikull sipërmarrësit shqiptar në Francë, Eridan Skana. Ai është një nga rastet e suksesshme të integrimit të shqiptarëve në vendet e Europës, duke u bërë drejtues i kompanisë, në të cilën u punësua për herë të parë, i ardhur nga Shqipëria.
Tashmë ai menaxhon tri kompani dhe një staf prej 60 punonjësish në fushën e sinjalistikës rrugore.
Artikulli francez shkruan se “Eridan Skana mbërriti në Francë në moshën 17 vjeç, ku nuk dinte asnjë fjalë nga gjuha e Molierit. Por ai sot është pronar i kompanisë ku punonte gjatë verës dhe menaxhon 60 punonjës”, kështu e nis shkrimin e saj gazeta franceze Les’t Republicain për shiptarin që sot e konsiderojnë si mjeshtrin e sinjalistikës rrugore, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se me tri kompanitë e tij, ai ka të gjithë kapacitetet për t’iu përgjigjur të gjitha ofertave të tregut publik, nga shënimi i dyshemesë deri te prodhimi i paneleve. Konkurrentët e tij tani quhen Bouygues, Vinci ose Lacroix Signalisation.
Gazeta franceze shkruan se disa muaj më parë, Eridan Skana u bë i njohur për një operacion që goditi botën e vogël ekonomike të Franche-Comté, ai bleu Franche-Comté Signaux në Rurey (Doubs) pasi kishte luftuar fort kundër një kandidati konkurrues. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor













