Futboll
Fadil Vokrri do të ketë shtatoren përpara stadiumit që mban emrin e tij
Kështu shkruan mediumi i mirënjohur francez “SoFoot”
Legjenda e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, do të ketë shtatoren përpara stadiumit që mban emrin e tij. Kështu e nis shkrimin mediumi i mirënjohur francez “SoFoot”, kushtuar eventit të djeshëm, ku u zbulua buceta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit, përcjell albinfo.ch.
Tani më dy vjet pas vdekjes së Fadil Vokrrit, ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Kosova e nderoi atë.
Të martën u zbulua buceta fituese e shtatores së Vokrrit, ish-futbollistit të FC Prishtinës.
Kjo shtatore do të vendoset para stadiumit që mban emrin e tij, “Fadil Vokrri”, në stadiumin ku i zhvillojnë ndeshjet FC Prishtina dhe Përfaqësuesja e Kosovës.
Ndryshe, kjo shtatore kushtuar Vokrrit do të kushtojë 49 mijë euro dhe do të jetë 3 metra e gjatë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca