Muzikë
“DailyMail”: Historia e largimit të familjes së Rita Orës nga Prishtina në Britani
Kjo është historia e familjes së Rita Orës (Foto)
Gazeta britanike “DailyMail” i ka kushtuar një artikull të shkurtër historisë së largimit të familjes Sahatçiu, familja e këngëtares shqiptare Rita Ora, nga Prishtina në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton albinfo.ch.
Rita Ora është një nga këngëtaret më të suksesshme, aktore, dizajnere mode dhe një nga yjet me më shumë lidhje dhe ndikim në botë. Tashmë do të jetë pjesë e jurisë së X Factor në Britani. Derisa vazhdon të tërheqë vëmendjen e medias britanike, Daily Mail i ka kushtuar një reportazh historisë së jetës së saj.
Sipas gazetës, ajo suksesin ua dedikon edhe katër anëtarëve të familjes së saj, mamasë Vera, babait Besnik, vëllait Don dhe motrës Elena.
Vëllai i saj lindi në vitin 1998 dhe familja u zhvendos në Kensal Rise, ku babai bleu një pub të quajtur Queen’s Arms.
Nëna e saj, Vera, studionte mjekësi gjatë ditës dhe natën punonte si kamariere. Tani ajo punon si psikiatre.
Rita më vonë ndoqi shkollën e njohur “Sylvia Young Theatre School”. Hapat e parë në muzikë i nisi kur këndonte në pub-in e babait. Në atë kohë, kur ishte 15 vjeçe, mamaja u prek nga kanceri në gji. Rita e la shkollën për t’u kujdesur për nënën, e cila e mori veten plotësisht.
Pas disa provave, shansi i doli. Kjo falë një ylli të muzikës hip hop, Jay Z. Menaxherja e saj, Sarah Stennet, që ka çuar përpara karrierën e Ellie Goulding, Jessie J dhe Conor Maynard, e prezantoi me këngëtarin.
Brenda 48 orësh ajo nënshkroi një kontratë me shtëpinë e tij diskografike. Rita u ‘fsheh’ në një studio dhe regjistroi këngën e saj të parë, hitin R.I.P me Tinie Tempah, që menjëherë u bë numër një.
Motra e saj është pjesa e Team Ora dhe e ndjek nga pas në turnetë botërore. Rita është besnike edhe ndaj mamasë, të cilën e mori edhe në Glamour Woman Of The Year.
Perandoria e saj zgjerohet vazhdimisht dhe tani ajo është një yll edhe në botën e modës. Aktualisht ka shtëpi në Britani, SHBA dhe në Kosovë.
Babai i Rita Orës u transferua në Londër më 1991, kur Rita ishte fëmijë, kjo për shkak të përndjekjes së serbëve ndaj shqiptarve pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Kjo familje kaloi në disa vështirësi, por tani njihet me ikonën e muzikës që i bënë krenarë jo vetëm, shqiptarët dhe britanikët, por gjithë botën, me pamjen dhe ngjyrat e zërit të saj, transmeton albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve