Shqipëria
Gazeta austriake: Rama dhe Vuçiç po luajnë me kufijtë në Ballkan
"Der Standard" shkruan për lojën mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç për të thithur sa më shumë shtetas të kosovës që të marrin pasaportën shqiptare apo serbe
Gazeta më e madhe austriake “Der Standard” ka publikuar një analizë për Shqipërinë dhe Serbinë. Më konkretisht e përditshmja shkruan për lojën mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç për të thithur sa më shumë shtetas të kosovës që të marrin pasaportën shqiptare apo serbe. Analiza e gazetares Adelheid Woelfl, titullohet “Serbia dhe Shqipëria luajnë me kufijtë e Ballkanit”, përcjell albinfo.ch
Kjo e fundit thekson se krahas presidentit serb, politikën e “fqinjësisë” e ka zbuluar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Ai jo vetëm është përzier në politikën e partive politike shqiptare në Maqedoni, por ka emëruar edhe katër shqiptarë nga Kosova si zëvendësministra. Dhe, ai paralajmëroi që do të lehtësojë qarkullimin në pikën kufitare me Kosovën”, shkruan Der Standard për Ramën.
Gazeta e njohur shkruan se e gjithë kjo po ndodh në të njëjtën kohë kur po zhvillohet dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në analizë theksohet se marrëveshja historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të çojë te një njohje indirekte e Kosovës nga Serbia. Por autorja Woelfl, nënvizon se rivendosja e kufijve në vija etnike, jo e bazuar në integritet territorial, është në interes të dy personave.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












