Kosova
Gazeta austriake për Kosovën: “Gjendja e mjerë, disponimi i shkëlqyer”
Gazeta austriake "Die Presse" shkruan për atmosferën në Kosovë, në prag të zgjedhjeve, me fokus në Lëvizjen Vetëvendosje
Lëvizja “Vetëvendosje” e shqiptarëve të Kosovës është një parti interesante. Koncepti i saj kryesor është sovraniteti. Nga njëra anë, ajo mbronte nacionalizmin e ashpër shqiptar dhe paralizonte Parlamentin me sulme me gaz lotsjellës. Nga ana tjetër, është një lëvizje e re me bazë të majtë.
“Vetëvendosja” pati arritur 26 për qind në zgjedhjet e vitit 2019, ndërsa kreu i saj, Albin Kurti, qe lejuar të qeveriste vetëm nga 3 shkurti deri më 25 mars 2020. Në momentin kur hezitoi të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, ai u rrëzua nga një intrigë e lidhur mes amerikanëve dhe zotërve të luftës të UÇK-së.
Vetë Kurti nuk lejohet të kandidojë për zgjedhjet e reja të urdhëruara nga Gjykata Kushtetuese më 15 shkurt; me sondazhet mbi 40 për qind, do të jetë e vështirë që “Vetëvendosje” të mbahet larg pushtetit.
Unë jam duke shkuar në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Nuk ka bllokim në Kosovë, e gjithë rinia shqiptare duket se ia ka mësyrë një klubi të lënë pas dore, shkruan gazeta zvicerane, transmeton albinfo.ch. Është vetëm një zonjë më në moshë që është ulur në kompjuterin e vetëm, të gjithë të tjerët janë të rinj, shumë prej tyre janë femra dhe tunden nga gëzimi.
Portretet e dëshmorëve të kujtojnë Irlandën e Veriut. Kur hyjnë dy personalitete të veshur me kostum, ata rrethohen me respekt nga të gjithë. Të dy janë kandidatë për deputetë, me shanse të mira.
Intervistë para flamurit të Shqipërisë. Ajo, Arjeta Fejza, rreth 30 vjeçe, ligjëron filozofi dhe logjikë. Ai, Armend Muja, rreth të 40-ave, “Master në Ekonomi Politike”, ka punuar për OKB, por tani ai synon “një Kosovë sovrane”. Të dy bëjnë angazhime nëpër OJQ anglisht, për “Kartën e KB”, për një “integrim të shpejtë në BE”, për Kosovën si “shoqëria më pak ksenofobike në Ballkanin Perëndimor sipas Eurobarometrit”. Ata nuk e quajnë shtetin e tyre shtet të dështuar, por përkundrazi, shtet “të kapur”.
Kuota e grave, 30 %, në listën e VV, 40%
Ai e njeh prej 20 vitesh Kurtin. Kurti njëherë i kishte thënë atij: “Unë jam aq liberal sa ju, por kur të vijë decentralizimi, serbët do të krijojnë strukturat e tyre. Ata nuk është se i duan të drejtat e tyre, ata e duan territorin e tyre”, transmeton albinfo.ch. Sot Muja mendon se Kurti kishte pasur të drejtë dhe ai e kishte gabim, sepse “në Serbi, bota shikohet bazuar në linjat ndarëse etnike. -” Po tek ju nuk është njësoj? “- “Sigurisht që jo!”. Në listën e Vetëvendosjes ka po ashtu edhe boshnjakë, egjiptianë dhe ashkalinj”.
Të dy mbrojnë sulmet me gaz lotsjellës. Ai thotë: “Janë disa qarqe në Evropë dhe Serbi që duan një ndarje mesjetare të Kosovës, ne nuk e duam atë”.
Ajo ka bërë pjesë në udhëheqjen qendrore të partisë në moshën 23 vjeçe dhe ka votuar për gazin lotsjellës: “Kjo ishte e nevojshme”, thotë Arjeta.
Ndërsa ai (Armend Muja) e hedh poshtë përshkrimin “nacionalist i majtë”. “Kjo është një etiketë që na kanë vënë kundërshtarët tanë”. Ajo ndërkaq vë theksin në “kuotën e grave prej 30 për qind, përcjell albinfo.ch. Ndërsa “lista jonë e kandidatëve e tejkalon atë me 40 për qind”.
Unë e pyes atë për Mitrovicën Serbe në bregun verior të Ibrit. Motra e Armend Mujës jeton atje, “por ajo nuk mund të flasë shqip në rrugë”. Arjeta Fejza ka miq atje, “por gjithnjë e përcjell një ndjenjë pasigurie”.
Ata më pyesin pse po qëndroj në veri, pasi ky është një vend për t’u frikësuar. Kur mbaruam bisedën, ata vendosin maskat në fytyrë. Pse tani? – “Sepse do të dalim.” – “Aha, është e kundërta në Austri. Atje maskat mbahen brenda, jo jashtë.” – “Po, shumë gjëra nuk shkojnë si duhet këtu. Ne do ta bëjmë ndryshimin”.
Në kafenetë shqiptare më duket se ka më shumë vajza kohëve të fundit, transmeton albinfo.ch gazetën zvicerane. Në këtë ditë, ora e ndalimit do të zgjatet deri në orën 21:00. Në baret e Mitrovicës, ahengjet janë ngjajnë si në kohën e pragut të Vitit të Ri. Situata është e keqe, papunësia e të rinjve është 50 për qind, por të paktën në këtë mbrëmje, gjendja shpirtërore është e shkëlqyeshme.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra